Drejtësi e munguar është fraza që shoqëron çdo 21 Janar, që pas atij të vitit 2011, kur katër persona mbetën të vrarë në protestën e opozitës së majtë përpara kryeministrisë.
Paraditen e sotme ashtu sikur ka ndodhur në vitet e kaluara, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga familjarët e viktimave, ministra dhe deputetë vendosën lule në vendet ku u qëlluan katër protestuesit në bulevard.
Në krah të kryeministrit ishte Ana Veizi, vajza e Ziverit, njërit prej viktimave. Pas vendosjes së luleve Rama nuk pati deklaratë për mediat, por bashkë me familjarët u ngjitën në selinë e qeverisë.
Heshtje në nderim të viktimave, që qeveria socialiste i shpalli dëshmorë.
12 vite nga protesta e përgjakshme e 21 Janarit! Familjet presin drejtësi