-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deklaratat e Ramës, KLP reagon: Të respektohet pavarësia e prokurorëve

Kryesoret

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë kërkon që të respektohet pavarësia e prokurorëve, duke ruajtur dhe siguruar funksionet e tyre pa ndikime të jahstë në funksion të dhënies së drejtësisë. Gjithashtu në reagim Këshilli i Lartë i Prokurorisë shprehet se pavarësia e prokurorëve është gur themeli për besimin e qytetarëve tek drejtësia.

“Në vijim të qëndrimeve të mëparshme për garantimin e pavarësisë së prokurorëve, Këshilli i Lartë i Prokurorisë rithekson mbështetjen ndaj institucionit të prokurorisë për ushtruar funksionet e tij në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe në përputhje me ligjin. Ruajtja e këtyre parimeve është thelbësore për funksionimin e drejtësisë dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Këshilli kërkon nga të gjithë aktorët që të respektojnë pavarësinë dhe integritetin profesional të prokurorëve, duke siguruar që ata të ushtrojnë funksionet e tyre pa ndikime të jashtme në funksion të dhënies së drejtësisë. Pavarësia e prokurorisë është një gur themeli për besimin e qytetarëve tek institucionet e drejtësisë dhe për garantimin e një sistemi ligjor të drejtë e transparent.”, thihet në njoftimin e KLP.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit