-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj thirrje politikës: Kongresi i Lushnjes, moment reflektimi

Kryesoret

Lushnja ka festuar 103-vjetorin e mbajtjes së Kongresit, i cili hodhi themelet e para të shtetit shqiptar. Presidenti i vendit Bajram Begaj ka qenë i pranishëm në këtë dite në Lushnje duke vizituar nga afër shtëpinë muze ku u zhvillua kongresi.

Në fjalën e tij Begaj ka kërkuar bashkim të forcave politike për të mirën e vendit dhe se duhen lënë mënjanë meritë personale që dëmtojnë vendin.

“Kongresi i Lushnjes është një ngjarje me mjaft rëndësi historike për Shqipërinë. Kongresi i Lushnjes na frymëzon. Të gjithë këta delegatë vunë interesat e përgjithshme mbi interesin personal. Interesin e Shqipërisë mbi interesin e tyre, mbi mendimet e tyre apo qëndrimet e tyre të ndryshme.

Për sfidën e kohës ata vendosën që është e rëndësishme Shqipëria. Mendoj që edhe sot është një thirrje shumë e madhe që edhe për sfidat aktuale duhet të bëhemi të gjithë bashkë për t’i përballuar ato me sukses dhe për të frymëzuar popullin shqiptar”, tha ai.

Pas vizitave në shtëpinë e Kongresit të Lushnjes, presidenti Begaj kreu një vizitë edhe në Manastirin e Ardenicës, pika më e rëndësishme turistike e Lushnjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit