-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

12 vite nga 21 Janari! Berisha: Ramën do e rrëzojmë me protesta të fuqishme

Kryesoret

Në ditën e 12 vjetorit të 21 Janarit, protestës ku u vranë 4 protestues, Sali Berisha doli në një bashkëbisedim në Facebook me qytetarët. Ai tha se po përgatitet për protesta të fuqishme për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti.

“Ne jetojmë sot në kushtet e një monizmi të plotë. Ku një njeri, në traditën më të zezë të etërve të tij, në një etje të pashuar për pushtet dhe pasuri, ka vënë nën kontroll të gjitha pushtetet.

Edi Rama sot, kontrollon 10 përqind më shumë pushtet se Ramiz Alia në vitin 1991.

Edi Rama, për të dhënë një goditje përfundimtare të pluralizmit politike, përpiqet në mënyrën më antikushtetuese, të pengojë PD-në për të hyrë në zgjedhjet e 14 majit, duke mbajtur peng vendimin e gjykatës, me të cilin normalisht asnjë kryeministër, në asnjë vend, nuk ka asnjë lidhje.

Të dashur miqtë e mi, me datën 25 mars, gjykata e Tiranës mori në shqyrtim dosjen e Kuvendit të 11 dhjetorit, të rithemelimit të PD-së.

Ajo gjeti gjithçka në përputhje me ligjet e vendit. Që në këtë vendim, të nesërmen e zbardhjes së tij, në mënyrë automatike, ky vendim regjistrohet në regjistrin e partive politike. Në çdo vend të lirë, kur një grup njerëzish vendosin të krijojnë një shoqatë apo parti, hartojnë statutin, firmosin dokumentin dhe gjykata vlerëson përputhjen e tyre me ligjin.

Ky vendim dhe asnjë element tjetër, realizon automatikisht regjistrimin ne regjistrin e partive dhe shoqatave. Kur partitë ndryshojnë statutin, programin, këto ndryshime ato janë të detyruara t’i dërgojnë në gjykatë. Këtë bëri PD, dhe gjykata pasi i vlerësoi, i gjeti ligjore.

Pra, kemi marrjen peng të vendimit të gjykatës, nga data 25 mars, gjer sot. Me qëllimin e vetëm të pengojë pjesëmarrjen e PD në zgjedhje. Ose të detyrojë PD-në të veprojë siç veproi para vendimit të gjykatës. Ne krijuam një koalicion dhe morëm një emër tjetër në koalicion. Por nuk kishim vendimin e gjykatës.

Pas vendimit të gjykatës, ne nuk kemi më asnjë pengesë, përveç urrejtjes së Edi Ramës, qëndrimit të tij antikushtetues për të na penguar.

Në këtë kontekst, ne nuk do pengohemi. Ne jemi forca kryesore politike e vendit. Ai kërkon të hakmerret ndaj PD, për pushtetin e etërve të tij.

Unë dua t’u rikujtoj se me 11 dhjetor 1991, u mblodh plenumi i partisë për të shqyrtuar ultimatumin e studentëve. Në atë mbledhje, një njeri më shumë se kushdo tjetër, ka kërkuar përdorimin e armëve, futjen e tankeve ndaj studentëve, dhe ky është dajo i Ramës, Spiro Koleka.

Kjo ishte urrejtja familjare patologjike ndaj pluralizmit në këtë familje bllokmenësh.

Në këtë kontekst, ju garantoj se ai do pësojë fatin e etërve të tij dhe demokratët nuk mposhten kurrë.

Demokratët janë forca politike që udhëhoqi revolucionin demokratik të viteve ’90, përmbysin sistemin komunist, hodhi themelet e tregut në Shqipëri, realizoi demokraci funksionale të certifikuar nga ndërkombëtarët, anëtarësuan Shqipërinë në NATO, firmosën MSA, anëtarësuan Shqipërinë në Këshillin e Europës, hoqën vizat dhe morën rekomandimin e BE për statusin kandidat.

Por mbi të gjitha, bënë avokatinë e çështjes kombëtare, e vërteta është se pavarësia e Kosovës u shpall në Tiranë nga presidenti Bush në vizitën e tij historike.

Demokratët bënë gabime, por i korrigjuan ata. Ata ia dolën që qytetarët shqiptarë të kenë rrogat më të larta në rajon, edhe se bullgarët dhe rumunët.

Kjo trashëgimi fton çdo demokrat të qëndrojë fuqishëm. Protestat e fuqishme do jenë një drejtim themelor me të cilin ne synojmë të dridhim themelet e këtij regjimi të bazuar mbi krimin, vjedhjen dhe drogën” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit