-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrahu për vdekje 47-vjeçarin në Greqi, shpallet në kërkim shqiptari

Kryesoret

Një shtetas shqiptar është shpallur në kërkim në Greqi, pasi akuzohet si vrasësi i një 47-vjeçari në zonën e Kalamatës.

Paraditen e djeshme dy persona të panjohur në një makinë i janë afruar 47-vjeçarit i cili lëvizte me motor dhe pasi i kanë bllokuar fillimisht rrugën me automjetin e tyre, më pas kanë zbritur dhe kanë nisur ta rrahin, ndërsa njëri prej tyre e ka qëlluar me armë.

Si autorë u identifikuan një 22-vjeçar grek dhe një shtetas shqiptar 38-vjeçar, nga të cilët i pari u arrestua, ndërsa i dyti është në kërkim. 22-vjeçari ka rrëfyer se ka qenë pasagjer ndërsa 38-vjeçari është ai që ka qëlluar dhe ka plagosur për vdekje 47-vjeçarin.

Ndaj tyre është ngritur një çështje për vrasje, ndërsa 38-vjeçari akuzohet edhe për shkelje të ligjit për armët. Gjithashtu, janë arrestuar dy persona të moshës 40 dhe 50 vjeç, ndaj të cilëve është ngritur kallëzim për dëshmi të rreme dhe mbështetje ndaj autorit të krimit.

Që të dy fillimisht mohuan çdo përfshirje, por siç u konstatua i kanë siguruar rroba dhe strehim 22-vjeçares dhe 28-vjeçares.

Viktima i cili njihej me pseudonimin “Amerikani”, i njohur nga autoritetet për çështjet e drogës, ka ndërruar jetë në spitalin e Kalamatës, pak orë pasi u qëllua me armë zjarri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit