Gjykata greke ka dënuar një 28-vjeçar shqiptar me 27 vite burg dhe 111 mijë euro gjobë për trafik emigrantësh nga Turqia për në Greqi.
Ngjarja ka ndodhur më 21 shtator të vitit 2021, ndërsa dënimi u mor pak ditë më parë.
Dënimi më i rëndë ka shkuar për organizatorin, me 280 vite burg dhe në gjobë mbi 1 milion euro.
Ndërsa i dënuari tjetër është një shtetas palestinez, me 272 vite burg dhe një gjobë mbi 1 milion euro.
Të tre akuzohen për përfshirjen në një organizatë kriminale dhe për trafikim të emigrantëve në mënyrë të paligjshme.