-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kultivonin kanabis në Itali, arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë

Kryesoret

Një operacion blic është zhvilluar në Manguzzo të Italisë ku është zbuluar një shtëpi bari ku kultivohej kanabis e cila arrinte vlerën 1.4 milionë euro.

Mediat italiane raportojnë se në pranga kanë rënë dy shqiptarë të moshës 25 dhe 36 vjeç. Shqiptarët kishin përshtatur ambientin e një kasolleje për të kultivuar mbi 3000 bimë drogë.

Ndërtesa ishte shndërruar në një serë për kultivimin e drogës. Më shumë se 1300 bimë kanabis janë sekuestruar në cilësinë e provës.

Sipas ekspertëve nga kultivimi i bimëve prodhuesit e lëndëve të paligjshme mund të kishin marrë 200 kilogramë marijuanë me një vlerë totale rreth 1.4 milionë euro.

Krahas tyre bimëve ata kishin filluar kultivimin edhe të rreth 1700 bimëve të tjera.

Shqiptarët e arrestuar të cilët dyshohet se jetonin dhe fshiheshin në kasollen ku punonin, nuk rezultojnë me precedentë penale.

Në momentin e arrestimit ata kanë qenë të armatosur me një pistoletë klandestine të montuar, pa numër serie me tytë me fije, silenciator dhe karikator.

Të dy u arrestuan me akuzën e kultivimit të paligjshëm të drogës si dhe armëmbajtjes klandestine.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit