Vajzat që ranë mbrëmë nga kati i katërt i një objekti banesor në Ferizaj janë motra.
Zëdhënësi i Policisë së Ferizajt, Kanun Veseli tha se rasti në polici është hapur si vetëvrasje.
18-vjeçarja ka tentuar ta shpëtojë motrën e saj 15-vjeçare e cila pas plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Vajza 18-vjeçare kishte bërë përpjekje për ta shpëtuar motrën e saj të mitur dhe më pas ka rënë bashkë me të.
“Rasti është hapur si vetëvrasje. E ndjera ka tentu me kërcy, në përpjekje për ta shpëtu motra tjetër, kanë rënë të dyjat”, tha ai.
Ajo po trajtohet në QKUK dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.
2 vajza ranë nga kati i 4 i pallatit, ndërron jetë 15-vjeçarja në Ferizaj