-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Djegia e kuranit në Stokholm, Erdogan: Suedia nuk duhet të presë mbështetje nga ne për në NATO

Kryesoret

Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan ka shprehur zemërimin e tij ndaj demonstratës së mbajtur të shtunën jashtë ambasadës turke në Stokholm, ku një i djathtë ekstrem dogji Kuranin duke thënë se Suedia nuk duhet të presë mbështetje nga Turqia për tu futur në NATO.

“Suedia nuk duhet të presë mbështetje nga ne për NATO-n. Nëse nuk respektoni besimet fetare të Turqisë apo myslimanëve, nuk do të merrni asnjë mbështetje nga ne”, tha ai

 

Gjatë një tubimi jashtë ambasadës turke të shtunën, Rasmus Paludan nga partia e ekstremit të djathtë Stram Kurs siç kishte paralajmëruar më parë dogji një kopje të Kuranit.

“Është e qartë se ata që shkaktuan një turp të tillë para ambasadës së vendit tonë nuk duhet të presin më asnjë favor nga ne në lidhje me aplikimin e tyre për anëtarësim në NATO”, theksoi Erdogan.

Turqia kishte anuluar tashmë një vizitë të planifikuar nga ministri suedez i mbrojtjes të shtunën, e cila kishte për qëllim përpjekjen për të hequr kundërshtimet e Ankarasë për anëtarësimin e Suedisë në Aleancë.

Zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalin kishte dënuar tashmë një “krim urrejtjeje”.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm suedez, Tobias Billström tha se provokimet islamofobike janë të tmerrshme.

“Suedia ka shumë liri të shprehjes, por kjo nuk do të thotë se qeveria suedeze, ose unë, mbështesim pikëpamjet e shprehura.”

Policia suedeze kishte vlerësuar të premten se Kushtetuta dhe liria e demonstrimit dhe shprehjes në Suedi nuk e justifikon ndalimin e kësaj demonstrate në emër të rendit publik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit