Tre të rinjtë që u arrestuan dje nga policia e Tiranës pasi u kapën me 1007 tableta ekstazie janë Kejvin Vasej, Grigor Gjinarari dhe 17-vjeçari me iniciale E. M.
Lënda narkotike kishte ardhur nga Holanda dhe shpërndahej në klubet e natës në Tiranë.
Të rinjtë kanë refuzuar të tregojnë personat që siguronin këto tableta, vlera e së cilës në treg arrin në 3 mijë lekë.
Arrestimi i të rinjve erdhi pas disa muajsh hetime dhe ku rezultoi se kjo drogë më së shumti shitej në zona të populluara si ish-Bllok, Unazë e Re dhe Stacioni i Trenit.
Zonat e evidentuara si më problematike në Tiranë, ku janë evidentuar raste më të shumta të shitjes apo shpërndarjes së drogave. Mes tyre janë Tiranë e Re, zona ish-Bllokut, Ali Demi, Kombinati, Unaza e Re dhe Alliasi.