-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Inter mposhtet në shtëpi, Bajrami asiston golin e fitores së Empoli

Kryesoret

Empoli ka marrë tri pikë të arta në Giuseppe Meazza, ku ka arritur ta mposhtë Interin 1-0.

Mysafirët rrezikuan në minutat e para përmes Nicolo Cambiaghi e Francesco Caputo, për të vazhduar me rastet e vendasve me anë të Federico Dimarco e Lautaro Martinez.

Në minutën e 40-të, Nerazzurrët mbetën me një lojtar më pak në fushë, pasi Milan Skriniar u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.

 

Në pjesën e dytë, Nedim Bajrami krijoi një mundësi të mrekullueshme brenda zonës, mirëpo Andre Onana arriti të priste goditjen e tij.

Në minutën e 66-të kur rezultati u zhbllokua me golin e Tommaso Baldanzi, i cili erdhi si rezultat i një asistimi nga mesfushori shqiptar, Nedim Bajrami.

Zikaltrit vazhduan përpjekjet me anë të Edin Dzeko e Stefan de Vrij, mirëpo nuk ia dolën t’i barazonin shifrat deri në mbyllje të sfidës.

Pas kësaj humbjeje, Interi ka mbetur në vend të tretë në renditje me një pikë pas Milanit dhe 13 pikë pas Napolit.

Empoli është ngritur në vend të nëntë në renditje me 25 pikë, dy vende më shumë se Juventusi që ndodhet në renditje i dhjeti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit