-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Manja çon në SPAK padinë për 21 Janarin: Merrni provën e re dhe hetoni Berishën

Kryesoret

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja njoftoi sot se do të dorëzojë në SPAK dosjen me padinë për 21 Janarin duke kërkuar rihetimin bazuar te prova e re që sipas tij ka dalë se më 21 Janar “ka pasur urdhër për të qëlluar me plumba luftarakë ndaj protestuesve”. Autentike apo jo, duke iu përgjigjur Sali Berishës, Manja tha se këtë duhet ta thotë SPAK-u. Ministri kërkoi hetimin e plotë të Sali Berishës dhe të gjithë zinxhirit komandues të gardës në 21 Janar të 12 viteve më parë.

Prova e re doli në mediat e vendit. Është ora që SPAK, që është kompetente për hetimin e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të vendit, të bëjë drejtësi për 21 Janarin, që nuk është hetuar asnjë ditë si vrasje shtetërore. Fakti i bërë publik tregon qartë se paska pasur një zinxhir komandues dhe urdhërues për të qëlluar mbi protestuesit në 21 janar. Tani i takon prokurorisë që ta marrë këtë provë dhe të fillojë hetimet për vrasje shtetërore. SPAK duhet t’u japë përgjigje familjarëve të viktimave se çfarë ndodhi në 21 Janar.

Provë e re për 21 Janarin? Berisha: Janë manipulimet e Ardi Veliut!

Tani ka një fakt të ri që duhet të hetohet nga SPAK dhe që le të themi për ish-deklarimet e kryeministrit të kohës. Të thuash që për 21 janarin nuk është hetuar organizatori është alibi për të barazuar vrasësin me protestuesit e lirë. Ish-kryeministri thotë i vrau garda për të mbrojtur godinën dhe thotë “po të isha në të njëjtat kushte do të kisha marrë snajperin edhe vetë dhe do të kisha vrarë Edi Ramën”. Qoftë edhe për këtë deklaratë, prokuroria e djeshme duhet ta kishte marrë në përgjegjësi penale Sali Berishën.

Balla: Po kopsitet dosja! Pse SPAK s’e heton 21 Janarin?

Tashmë SPAK-u ka sprovën e vet për të treguar që është në lartësinë e detyrës për të hetuar këdo pavarësisht pozitës që ka pasur dhe që ka. Sot do ta depozitojmë kallëzimin në SPAK dhe pastaj për kasetën i takon prokurorisë ta administrojë. Provën e re ta hetojë SPAK-u nëse është autentike. Prova tregon se ka pasur urdhër për të qëlluar me plumba luftarakë ndaj protestuesve” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit