-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Muzhaqi: Bursa për të rinj që duan të mësojnë programin e ri

Kryesoret

Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi tha se mbështetja për të rinjtë do të variojë nga 150 mijë lekë deri në 300 mijë lekë.

Ajo shtoi se do të ketë subvencionim me 200 mijë lekë edhe për përshtatjen e kurseve për të rinjtë me aftësi të kufizuara.

Muzhaqi theksoi se një ndër qëllimet kryesore të këtij programi është që të ndërlidhë të rinjtë me tregun e punës.

Për këtë arsye në event ishin të ftuar dhe shoqëri tregtare e biznese të cilat kanë mundësi të kontribuojnë në përfshirjen e të rinjve në tregun e punës.

Në këtë event prezantues të programit morën pjesë të rinj të cilët ndanë eksperiencat e tyre të suksesshme pas kursit të kodimit, shumë prej të cilëve menjëherë pas kursit kanë filluar punë në kompani prestigjioze në fushën e teknologjisë, si Lufthansa.

Të rinjtë që do duan të bëhen pjesë e kurseve të kodimit që do të subvencionohen nga qeveria do mund të aplikojnë nga sot përmes e-Albania. Aplikimi bëhet në portalin qeveritar https://e-albania.al në shërbimin: “Aplikim për kursin e Formimit Profesional me mbështetje financiare”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit