Prej ditësh qarku i Dibrës ka pasur problematika të shumta për shkak të motit të keq.
Aktualisht njësia Lurë është e bllokuar nga dëbora ku trashësia varion nga 40-50 cm., ndërkohë që lëvizja bëhet vetëm drejt Rrëshenit, por me shumë vështirësi.
Gjithashtu probleme raportohen edhe në Rrugën e Arbrit, konkretisht në By-Passin në qafen e Murrizit. Aktualisht borëpastrueset vijojnë punën për hapjen e rrugëve të bllokuara.