Kryeministri Edi Rama priti sot në zyrën e tij, së bashku me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu fëmijët e tre policëve të rënë në krye të detyrës, Shkëlzen Dobrushit, Roland Likajt dhe Artan Çukut të shoqëruar nga familjarë dhe të afërm të tyre, të cilëve iu dorëzoi Satusin e posaçëm.
“Në mbledhjen e fundit që kemi patur, të komisionit qendror për Fëmijët nën kujdesin e Republikës i është dhënë statusi fëmijëve të 3 policëve të vrarë në krye të detyrës, Shkëlzen Dobrushit, Roland Likajt edhe Artan Çukut.
Patjetër që është një ndihmë e madhe, është bërë funksionale, pasi tashmë që në muajin dhjetor që ishte mbledhja, janari e ka gjetur me të gjithë plotësimin e të gjithë përfitimeve të statusit për fëmijët, edhe sigurisht një ndihmë për familjet” – shpjegoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.
Kryeministri Rama theksoi se mbështetja për fëmijët që kanë humbur prindërit të krye të detyrës do të vijojë të mbetet një nga prioritetet e qeverisë, sidomos në fushën e arsimit, ku ata do të gjejnë përkrahje maksimale.