Bashkia e Tiranës ka njoftuar se rreth 1500 nxënësit ekselentë do të përfitojnë bursa për vitin 2022-2023.
“Në vendimin numër 12, miratimi i listës së nxënësve të arsimit para universitar në institucionet arsimore që përfitojnë bursa dhe pagesa për vitin 2022-2023. Kemi pasur dje një aktivitet të jashtëzakonshëm me gjithë çunat dhe gocat me dhjeta. Është lista me 1206 çuna dhe goca të shkëlqyer.
Nuk na duhen miliona me dhjeta. Ne këta 1206 na duhen sepse janë një shpresë shumë e madhe për qytetin. Shpresoj që edhe në këto rrjetet sociale t’i promovoni dhe t’i inkurajoni. Jemi munduar edhe në tabelat e Tiranës. Fatkeqësisht e kemi akoma një debat në 2023 se çfarë konsiderohet sukses. Ai i forti i lagjes, ai që merret me punë të pista, ai që tregon lukse të pajustifikuara apo ai që mëson fort dhe punon dhe është vullnetar dhe kontribuon në shoqëri. Dua që të kemi një kundër ofensivë të anti-kulturës, me kulturë, me dije dhe me arsim dhe ndaj këto 1206 janë shumë të çmuar për ne.
Kjo është arsyeja pse ne e kalojmë buxhetin. Ne e kaluam në fund të vitit në dhjetor, por duke qenë se janë rinovuar kriteret nga Ministria e Arsimit, kanë përfituar edhe 149 nxënës të tjerë. Listës me 1206 i shtohen edhe këto 149 që i aprovojmë tani në janar”, thotë Bashkia.