-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Inskenuan një aksident për të transportuar drogën, arrestohet shqiptari në Greqi

Kryesoret

Policia greke ka arrestuar 1 shqiptar dhe 2 grekë pasi tentuan të transportonin një sasi lëndë nartkotike e dyshuar kanabis.

Mediat greke raportojnë se për të kryer misionin kanë inskenuar një aksident duke lidhur mjetin e tyre me një vinç të ndihmës në rrugë.

Ndërsa makina ishte lidhur në mjetin e madh të ndihmës rrugore, efektivët e policisë së Drejtorisë së Drogës Heraklion, të cilët tashmë po ndiqnin një të njohur të të treve, kanë ndërhyrë dhe kanë ndaluar kamionin.

Ata ulën mjetin, e kontrolluan tërësisht dhe zbuluan drogën e fshehur dhe të paketuar.

Shqiptari ishte në rolin e pasagjerit në kamion dhe po drejtonte shoferin e panjohur për të arritur në një pikë ku prisnin dy të tjerët.

Objektivi kryesor i policisë ka qenë 31-vjeçari Kretan, për të cilin kishte informacione për trafik droge, për këtë arsye ka pasur përgjime, e cila ka sjellë në prangat e Policisë dy të tjerët.

Gjatë kontrollit, shtetasit 31-vjeçar i gjetën brenda automjetit dhe sekuestruan 12 kilogramë e 840 gramë kanabis.

Në kontrollet e kryera në banesën e shtetasit 31-vjeçar u gjetën dhe u konfiskuan 449.2 gram kanabis, 36 fishekë, 4 celulare dhe peshore precize.

Gjithashtu është konfiskuar edhe një veturë e ISHP-së si mjet për kryerjen e veprave penale

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit