Paris Hilton ka njoftuar së fundmi se është bërë nënë për herë të parë.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, Carter Reum, zbuluan lajmin përmes një postimi të shpërndarë në rrjete sociale.
Bukuroshja ka ndarë me ndjekësit një imazh në Instagram, ku shihet duke mbajtur dorën e foshnjës së porsalindur.
Lajmi i Hilton ishte paksa befasues pasi ajo nuk ishte parë shtatzënë dhe nuk kishte ndarë ndonjë plan specifik për mëmësinë, por thuhet se fëmija i çiftit u lind përmes një surrogateje.
Paris ka thënë për revistën People se ishte gjithmonë ëndrra e saj të bëhej nënë.