-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presioni për Kosovën/ Vuçiç: Do t’i them të vërtetat në Kuvend

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se ka ofruar bisedime dhe konsultime për të gjithë aktorët politikë për t’i njohur me gjithçka që po përballet Serbia, por disa prej tyre kanë refuzuar. Ai u shpreh se do të paraqitet në Kuvend për t’u përgjigjur të gjitha pyetjeve.

 

“Nuk ju kam fshehur asgjë, kam thënë se si dhe sa kemi luftuar dhe si kemi ndërmend të luftojmë në të ardhmen për vendin tonë”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se u ka ofruar të gjithë aktorëve politikë një bisedë dhe konsultim për t’u njohur me presionet dhe gjithçka që po përballet Serbia.

“Ata thanë se nuk donin të flisnin, ose të paktën një pjesë e mirë e tyre nuk donin një demonstratë publike, një shfaqje për aktivitetet e tyre politike. Më vjen keq që nuk e kuptuan se vendi është më i rëndësishëm se sa interesat politike të cilësdo parti, të cilësdo prej nesh.

Obligimi im është të respektoj parlamentin, do t’i plotësoj të gjitha kërkesat e tyre. Do të dal në Kuvend, do t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve dhe do të luftoj për Kosovën dhe Metohinë dhe Serbinë tonë”, tha Vuçiç.

Ai gjithashtu theksoi se “shteti i Serbisë dhe interesat e saj duhet të jenë gjithmonë para interesave partiake dhe individuale. Vetëm së bashku dhe të bashkuar mund të luftojmë për një të ardhme më të mirë të vendit tonë”, tha Vuçiç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit