-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA-BE thirrje Shkupit: Ndryshoni Kushtetutën

Kryesoret

Përfaqësuesit ndërkombëtarë në Maqedoninë e Veriut, kanë intensifikuar thirrjet drejtuar partive politike për nevojën e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, si kusht për vazhdimin e bisedimeve të anëtarësimit evropian.

Ndryshimi i Kushtetutës duhet të bëhet për përfshirjen e pakicës bullgare në të, si popull shtetformues, në të kundërtën Sofja sërish mund të bllokojë vazhdimin e bisedimeve mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.

Ky obligim për autoritetet maqedonase parashihet me marrëveshjen mes dy vendeve që bazohet në atë që njihet si “propozimi francez” për zgjidhjen e kontesteve për gjuhën, identitetin dhe të kaluarën historike mes dy vendeve.

Ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Angela Aggeler, deklaroi në Gostivar se në të gjitha takimet me liderët politikë thekson rëndësinë që kanë për vendin ndryshimet kushtetuese

“Unë u them të gjithëve që takoj se kjo është e rëndësishme dhe nuk është vetëm e rëndësishme ta bëjmë këtë, por është e rëndësishme që këtë shtet ta vendosin në vendin e parë dhe jo agjendat personale përpara agjendave më të mira të këtij vendi… Kjo është ajo që bëj çdo ditë dhe vazhdoj ta bëjë këtë. Shpresoj që të zgjedhurit tuaj të bëjnë atë që unë e konsideroj më të mirën për vendin”, tha ambasadorja Aggeler.

Një gjë të tillë ajo e kishte theksuar edhe në takimin e fundit me kryetarin e Aleancës Shqiptare në opozitë, Arben Taravari, që po shqyrton mundësinë e hyrjes në Qeveri për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese.

Nga misioni i BE-së në Shkup, thanë se ndryshimet kushtetuese burojnë nga marrëveshja, për të cilën shteti është angazhuar në marrëdhëniet bilaterale me Bullgarinë dhe në rast se nuk miratohen këto ndryshime, mund të bllokohet edhe procesi i integrimit evropian.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit