Kryeministri Edi Rama deklaroi sonte se 225 mijë dollarët që dalin në dosjen e drejtësisë amerikane që Agron Neza ia ka dhënë ish-zyrtarit të lartë të FBI-së ishte borxh.
“Ai ka një akuzë për konflikt interesi për marrjen e një borxhi nga shoku i tij shqiptaro-amerikan nga Tropoja që jetojnë bashkë në Nju Jork” tha ai.
Më tej, Edi Rama paralajmëroi se nuk do të lejonte ngritjen e një komisioni hetimor për raportin e tij me McGonigal, që kërkoi Sali Berisha. “Komision hetimor? Kjo është hetuar nga drejtësia amerikane që ka dalë në konkluzione.
Çfarë do të hetohet këtu, fantazitë e shfrenuara të një lidershipi që ka bastarduar çdo raport me të vërtetën? Jo. Nuk është çështje e parlamentit shqiptar. Ka një drejtësi dhe gjykata në Amerikë.
Nëse ju thoni që drejtësia në Amerikë mund të kontestohet nga “Foltorja” kjo e drejtë juaja. Unë ju them ja ku është drejtësia e së vërtetës nga drejtësia amerikane” tha Edi Rama.