Ditën e sotme tre shqiptarët, Engjell Osmanaj, 29 vjeç, Anjelos Selamaj, 22 vjeç dhe Alban Topi, 29 vjeç, janë paraqitur në Gjykatën e Truro Crown ku morën dënimin. Të tre shtetasit shqiptarët ua rrestuan brenda një ferme kanabisi në Angli dhe u dënuan përkatësisht Osmanaj me 40 muaj burg, Selamaj 20 muaj burg dhe Topi 16 muaj burg.
Kur policia u fut në ndërtesë, të pandehurit u gjetën të fshehur dhe duke u përpjekur të arratiseshin. Brenda, u gjetën më shumë se 850 bimë u gjetën me vlerë 537,000 £. Burrat pretendohet se mbaheshin atje me zor, jo prej dëshirës së tyre. Lewin tha se Topi dhe Selemaj ishin “kopshtarë”, ku Osmanaj kishte një rol më të avancuar.
Duke përfaqësuar Osmanajn, Ramsay Quaife tha:
Ai e përshkruan veten si ndërmjetësi i Kornishit dhe kryekopshtari i operacionit. Ai nuk ka asnjë dënim të mëparshëm dhe bëri çmos për t’u dërguar para në shtëpi prindërve dhe motrës së tij në Shqipëri.
Duke përfaqësuar Selamajn dhe Topin, Jon Holmes tha:
Të dy erdhën këtu për një jetë më të mirë dhe përfunduan në burg. Z. Topi konsiderohet si viktimë e skllavërisë moderne dhe të dy e kanë përdorur kohën e tyre në burg për të përmirësuar veten. Ata kanë punuar në mjedisin e burgut dhe kanë mësuar anglisht. Selamaj ka treguar se dëshiron të kthehet në Shqipëri kur të lirohet.