Shkëlzen Berisha u thirr sot për të dëshmuar në SPAK në lidhje me dosjen “Gërdeci”. Pasi u përjashtua nga Kuvendi, ish-kryeministri komentoi thirrjen e djalit nga prokuroria. Berisha tha se kjo është përpjekje për të mjegulluar aferën Rama-McGonigal.
“Përpjekje për të errësuar, mjegulluar aferën Rama-McGonigal me instrumentalizmin e Skapit të partisë. Komisioni hetimor parlamentar për Ramën do ngrihet, parlamenti nuk funksionon më. Edi Rama është njeriu që ka paguar vrasësin me pagesë për të shkatërruar opozitën shqiptare”, tha Berisha.