-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U thirr nga SPAK, Shkëlzen Berisha: Nuk rrezikohem

Kryesoret

Ditën e sotme djali i ish-kreyministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha është thirrur nga SPAK për të dhënë dëshmi për çështjen ‘Gërdeci’.

Në një deklaratë për mediat pasi ai tha se kishte bërë të njëjtën deklaratë si ajo që ka bërë publikisht. Gjithashtu ai tha se i kërkoi prokurorisë që të hetojë për kaligrafinë në dokumentin mbi të cilin është shkruar emri i tij.

“Nuk kisha çfarë të deklarata më shumë se ato që kam thënë publikisht. Kam ardhur në zbatim të ligjit si qytetar. Më bën përshtypje fakti që e njëjta çështje para 15 vitesh nuk e ka parë të arsyeshme thirrjen time, sot mendojnë se unë mund të kem dijeni pas 15 vitesh.

Prokuroria duhet të hetojë kush e ka bërë atë shënim. Nuk kam asnjë lidhje me këtë çështje.

Mendoj që prokuroria duhet të thotë e kujt është kaligrafia.”

Gazetarja: Komunikim i gjatë me ministrin e Mbrojtjes atëherë?

Berisha: Ka pasur komunikim të natyrës familjare. Jam pyetur edhe për këto dhe kam bërë të qartë që nuk kam asnjë lidhje sepse të komunikosh me dikë nuk do të thotë të jesh ortak me të.
Çështja sipas mendimit tim është politizuar.

Gazetarja: Jeni i frikësuar?

Berisha: Aspak.

 

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit