Autoritetet italiane kanë publikuar pamjet e operacionit bashkë me SPAK-un lidhur me goditjen e trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali dhe vende të tjera evropiane.
Në video tregohet se si shefi i bandës i shpjegon trafikantit (shpërndarësit të drogës) se duhet të sjellë një mall më të mirë. Droga e gjetur nga forcat e policisë ishte fshehur në vende të ndryshme në automjete.
Eurojust dhe Europol kanë mbështetur autoritetet gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit në Itali dhe Shqipëri në çmontimin e një rrjeti trafikantësh droge.
Gjatë aksionit të përbashkët, mësohet se u përfshinë rreth 350 oficerë policie në terren, duke çuar në pranga gjithsej 30 të dyshuar dhe janë ushtruar kontrolle në 31 lokacione. Gjatë operacionit u sekuestruan pesë pushkë, një pistoletë dhe gjashtë automjete.
EMRAT/ Tre “kokat” me bazë në Durrës! SPAK dhe Italia godasin bandën me 4 mln Euro