-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Eurojust dhe Europol: Goditëm bandën e drogës në Shqipëri

Kryesoret

Eurojust dhe Europol kanë mbështetur autoritetet gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit në Itali dhe Shqipëri në çmontimin e një rrjeti trafikantësh droge. Gjatë një dite të përbashkët aksioni, ku u përfshinë rreth 350 oficerë në terren, 30 të dyshuar u arrestuan dhe 31 vende u kontrolluan.

Gjatë operacionit u sekuestruan pesë pushkë, një pistoletë dhe gjashtë automjete. Dita e aksionit u drejtua në kohë reale nga qendra koordinuese e Eurojust-it. Europol ofroi mbështetje operacionale në vend duke dërguar specialistët e tij në Itali dhe Shqipëri.

Grupet kriminale dyshohet se ishin përgjegjës për trafikun në shkallë të gjerë të kokainës, kanabisit dhe heroinës, kryesisht nga Shqipëria në Itali. Operacioni i sotëm është pjesë e një hetimi afatgjatë, i cili po ndërmerret bashkërisht nga autoritetet italiane dhe shqiptare dhe ka çuar tashmë në arrestimin e 62 personave dhe sekuestrimin e aseteve me vlerë rreth 1 milion euro (në Itali), si dhe për sekuestrimin e sasive të mëdha të drogës.

Çështja u hap në Eurojust dhe Europol në vitin 2019. Eurojust organizoi dy takime koordinuese, gjatë të cilave përfaqësues të autoriteteve të përfshira u mblodhën së bashku për të diskutuar rastin, për të shkëmbyer informacione dhe për të rënë dakord për hapat e mëtejshëm.

Agjencia gjithashtu mbështeti autoritetet duke krijuar dhe financuar një ekip të përbashkët hetimor (EPH). Gjatë rrjedhës së hetimit, Europol ofroi mbështetje dhe ekspertizë të thelluar analitike, duke përcaktuar objektivat e ndryshëm të profilit të lartë dhe aktivitetet e tyre kriminale.

EMRAT/ Tre “kokat” me bazë në Durrës! SPAK dhe Italia godasin bandën me 4 mln Euro

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit