Një skuadër e përbashkët shqiptaro-italiane kanë hetuar dhe goditur një grup kriminal që trafikonte kokainë, heroinë dhe kanabis nga Durrësi përtej Adriatikut. Grupi i strukturuar kriminal i trafikut të drogës Shqipëri-Itali i shkatërruar sot drejtohej nga 3 shqiptarë, që tashmë janë identifikuar.
“Si rezultat i këtij hetimi të përbashkët është bëri i mundur të sekuestrimi i sasive të mëdha të drogës. Veprimtaria kriminale e këtij grupi ishte e përqendruar kryesisht në Durrës sa i përket Shqipërisë.
Hetimet kanë bërë të mundur evidentimin e tre drejtuesve të grupit kriminal që janë shqiptarë, që kanë drejtuar dhe organizuar trafikun ndërkombëtar të drogës”, tha drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani.
Në total në dy vendet janë lëshuar 43 urdhër arresti, 21 në Shqipëri mes tyre për 3 organizatorët. Nga këto urdhër-arreste janë ekzekutuar 15 masa.
Durrësi ishte baza e këtij grupi kriminal. Janë sekuestruar lëndë narkotike me vlerë 4 mln euro. Dosja u finalizua bazuar te përgjimet e këtij grupi.
Lista me emrat e kërkuar nga SPAK-u
- Braniol Liço alias Branjol Liço alias Braniol Ago
- Gernard Beu alias Gernard Liço alias Gernard Ago
- Emirajana Beu
- Dorian Beu
- Syrjan Tola
- Igli Lala alias Oltion Lala
- Ramazan Grada
- Florid Vukaj
- Gjergj Zefi
- Renato Zefi
- Rexhep Dallupi
- Alferd Luli
- Saimir prenga
- Lorik Prengaj alias Fabio Prenga
- Françesko Çeçi alias Francesko Ceci
- Ilir Duro
- Lulzim Selimi
- Dhimitër Nina
- Eledjo Dedej
- Enkeleda Bakalli