-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryeministri kroat: Mbështesim anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe BE

Kryesoret

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç ka deklaruar se Kroacia mbështet rrugëtimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Plenkoviç i bëri këto komente nëpërmjet një video-mesazhi në hapje të Forumit Ekonomik Kosovë-Kroaci, i cili po mbahet në Prishtinë.

Jam shumë i kënaqur që më shumë se 50 sipërmarrës po marrin pjesë në këtë forum dhe është një mundësi e shkëlqyer për të themeluar kontaktet me biznesmenët për të bërë shkëmbimet tregtare dhe për të përmirësuar raportet tona ekonomike.

Kroacia mbështet rrugëtimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe jam i gëzuar që Kosova ka dorëzuar aplikacionin në Këshillin e Evropës dhe natyrisht ne do t’i shfrytëzojmë të gjitha përvojat dhe njohurit për t’iu mbështetur për integrimet e ardhshme në Bashkimin Evropian“, tha ai.

Kurse, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se janë në rrugën e duhur për të forcuar lidhjet ekonomike Kosovë-Kroaci.

“Jemi dy vende të lidhura ngushtë me njëra tjetrën. Ka ardhur koha që të forcojmë edhe lidhjet tona ekonomike. Ndjehem i sigurt që mund ta bëjmë këtë. Eksportet tona në Kroaci janë trefishuar, ndërkaq importet nga Kroacisë janë dyfishuar. Për momentin janë më shumë se 160 kompani kroate që po punojnë në Kosovë me rreth 650 punëtorë.

Jam i sigurt se këto shifra vetëm sa do të rriten në javët, muajt e vitet në vijim. Sot Kosova paraqet një mundësi të shkëlqyeshme për investimet e huaja direkte si një destinacion serioz dhe i qëndrueshëm. Si shtet jemi dëshmuar se jemi ndër vendet më demokratike në rajon, jemi përmirësuar për 17 vende për lirinë e medias”, tha ai.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit