Ish-kryeministri Sali Berisha është përjashtuar nga seanca e sotme e Kuvendit pasi bllokoi foltoren duke kërkuar ndryshimin e rendit të ditës për mocion me debat me Edi Ramën në lidhje me dosjen e FBI-së që po hetohet në SHBA. Shumica e rrëzoi kërkesën. Kjo solli reagimin e fortë të opozitës, që sot ishte e gjithë në një zë; Kryeministri Edi Rama të vijë të japë shpjegime për faktin që i ka dalë emrin në dosjen e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së.
Pjesë nga debati në Kuvend
Lindita Nikolla: Zoti Berisha u tërheq vëmendjen për të lëshuar foltoren e Kuvendit
Enkelejd Alibeaj kërkon fjalën
Gazment Bardhi nxehet dhe flet nga vendi pa mikrofon
Enkelejd Alibeaj: Unë kërkoj të drejtën time si kryetar i grupit të PD-së. Kam një kërkesë; Ku e keni fshehur Edi Ramën? Ka dhënë 225 mijë dollarë për të hedhur baltë mbi PD-në.
Gazment Bardhi: Ka një kërkesë nga grupi i PD-së, që Edi Rama të vijë këtu….
Lindita Nikolla: Kjo është kërkesë e përsëritur. Ndërpritet fjala
Petrit Vasili: Zonja kryetare e Kuvendit, nëse ju me këtë lloj arbitrariteti nuk vendosni një sallë për të gjithë, krijoni normalitet se nuk jemi pjesë e kësaj farse.
Lindita Nikolla: Zoti Berisha lironi foltoren. Masa e tretë që është përjashtim nga seanca. Jepet masa e përjashtimit nga seanca për zotin Berisha, pasi mban të zaptuar foltoren.
Sali Berisha vijon që të mbajë bllokuar foltoren e Kuvendit me grupin e deputetëve
LIVE-Dosja e FBI, Berisha bllokon foltoren, Alibeaj kërkon Ramën: Eja jep shpjegimet
LIVE-Dosja e FBI-së në Kuvend! Balla: Rrëzoni Saliun! Berisha: Turp të keni