-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dosja e FBI sjell kaos dhe përjashtime, Rama fshihet, PS e mbyll me shpejtësi

Kryesoret

Dosja e FBI-së që po hetohet në SHBA ka shkaktuar kaos, akuza të forta dhe përjashtimin e Sali Berishës. Seanca e sotme zgjati shumë pak, pasi opozita e drejtuar nga Sali Berisha bllokoi foltoren. Ish-kryeministri kërkoi ndryshimin e rendit të ditës dhe mocion me debat me Edi Ramën.

Kryeministri nuk ishte i pranishëm në parlament. Në krah të tij në një zë ishte edhe grupi i Enkelejd Alibeajt që kërkoi që Edi Rama të vinte dhe të jepte shpjegime për faktin që i doli emri në dosjen e FBI-së.

PS e rrëzoi kërkesën. Por Sali Berisha nuk u dorëzua dhe bllokoi foltoren. Lindita Nikolla e përjashtoi nga seanca me argumentin e zaptimit të foltores. Socialistët i kërkon Lindita Nikollës që të procedonte, e cila me shpejtësi miratoi rendin e ditës dhe mbylli seancën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit