-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dosja e FBI-së, Berisha-Alibeaj: Ia mbathën, por Ramën do ta ndjekim deri në fund

Kryesoret

Seanca e sotme është mbyllur në parlament me bllokimin e foltores së grupit të Sali Berishës. Shumica votoi ligjet me shpejtësi dhe e mbylli seancën pas debateve dhe përjashtimit të ish-kryeministrit që kërkoi praninë e Edi Ramës dhe mocion me debat për dosjen e FBI-së.

Ia mbathën si hije. Të turpëruar. Të pashpresë para kësaj dallge të fuqishme që nuk do të mund ta kalojnë pa dhënë llogari para jush. Afera Rama-McGonigal është më e madhja dhe e pista në tërë historinë e pasluftës së dytë botërore. Ai u fsheh, por uroj ta kenë thirrur atje ku e ka vendin” tha Berisha.

Edhe kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se kësaj dosje do i shkohet deri në fund. “Ne do ta ndjekim deri në fund. Aty po vlojnë dy kontinente dhe e prek direkt atë. E vërteta vonon por nuk harron. Ja erdhi. Ajo që ka ndodhur është e thjeshtë.

Një llum pushteti dhe politike. Njerëz që vijnë që nga sigurimi i shtetit. Janë dhe hyjnë. Këshilltarët më të ngushtë të kryeministrit janë futur në këtë vorbull vetëm për të eliminuar opozitën. Ti kërkojmë të gjithë SPAK-ut, drejtësisë që të vendosë drejtësi në këtë vend” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit