Arkivi Kombëtar i SHBA-së u ka dërguar një letër ish-presidentëve dhe zëvendës presidentëve duke u kërkuar atyre që të rishikojnë dosjet e tyre personale për çdo dokument të klasifikuar.
Kjo letër ka ardhur pasi u zbuluan dokumente sekrete në zotërimin e ish-presidentit Donald Trump, ish-zëvendës presidentit Mike Pence dhe presidenti aktual Joe Biden.
Administrata Kombëtare e Arkivave (NARA) u dërgoi letra përfaqësuesve të ish-presidentëve dhe nënkryetarëve të 6 administratave të mëparshme.
Letra u kërkon ish-udhëheqësve të kontrollojnë dosjet e tyre për t’u siguruar që materialet që ata kanë nuk përmbajnë gabimisht dokumente presidenciale – të klasifikuara ose të deklasifikuara – që sipas ligjit duhet t’i dorëzohen Arkivit Kombëtar.
Një zëdhënës i ish-presidentit, Barack Obama i pyetur nëse dokumentet e klasifikuara të qeverisë mund të jenë ende në zyrën e tij, i tha Reuters se Arkivi Kombëtar kishte certifikuar “shëndetin” e të dhënave të tij.
Përfaqësuesi i George W. Bush, Freddie Ford tha se administrata e ish-presidentit republikan i ktheu të gjitha të dhënat presidenciale kur ai u largua nga Shtëpia e Bardhë.
Ish-presidenti,Jimmy Carter nuk mori një letër nga Arkivi Kombëtar sepse Akti i të dhënave presidenciale hyri në fuqi pasi mandati i tij kishte përfunduar tashmë.