Tre persona janë arrestuar në Fire dhe dy janë proceduar në gjendje të lirë për vepra të ndryshme penale. Mes tyre është edhe një 54 vjeçar me inicialet F.B. pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. M. M. 36 vjeç, banues në Fier gjatë kontrollit fizik, shërbimet e policisë i gjetën dhe i sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë.
E. H. 28 vjeç, banues në Strum, pasi dyshohet se ka fyer një shtetase, përmes celularit. E. Ll., 42 vjeç, banues në Fier, pasi është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Gjirokastër, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”. Ky shtetas iu dorëzua DVP Gjirokastër, për veprime të mëtejshme procedurale.