Policia italiane ka arrestuar një 32-vjeçar shqiptar në zonën e quajtur Paratico, pasi u kap me drogë.
Sipas raportimeve nga mediat italiane 32-vjeçari u ndalua gjatë një patrullimi kundër drogës nga karabinierët.
Gjatë patrullimit ai shfaqi shenja nervozizimi e cila shtyu policinë të kryenin një kontroll ndaj tij.
32-vjeçari kishte fshehur në të brendshme 16 doza kokainë, ndërsa në xhep kishte edhe 1 mijë euro, të ardhura nga tregtia e drogës.
Policia kontrolloi edhe në mjetin e tij po nuk u gjet gjë.