-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vendosnin baste sportive, arrestohen 5 persona në Tiranë

Kryesoret

Policia e Tiranës ka arrestuar 5 personapasi u kapën duke vënë baste sportive.

Sipas njoftimit të policisë Xh. Ç, 24 vjeç, B. Sh, 47 vjeç, E. H., 25 vjeç, E. L, 24 vjeç, R. L, 31 vjeç u kapën në flagrancë duke vënë baste me celularë.

Njoftimi:

DVP Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Multiple”, si rezultat i kontrolleve të pandërprera në subjekte të ndryshme, për të parandaluar dhe goditur organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

U kapën në flagrancë, duke vënë baste sportive përmes celularëve, vihen në pranga 5 shtetas dhe u sekuestrohen celularët.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, si rezultat i kontrolleve në lokale dhe në ambiente të tjera, në zonën e Kombinatit, ku mund të organizohen lojëra fati në kundërshtim me ligjin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Multiple”.

Si rezultat i këtij operacioni, janë evidentuar dhe goditur 5 raste të vënies së basteve sportive, përmes celularëve. Në përfundim të veprimeve hetimore për këto raste, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Xh. Ç., 24 vjeç, B. Sh., 47 vjeç, E. H., 25 vjeç, E. L., 24 vjeç, R. L., 31 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. Xh., 45 vjeç.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në lokale të ndryshme, në Kombinat, 5 shtetasit e arrestuar u kapën në flagrancë duke vënë baste sportive, përmes celularëve. Ndërkaq, 45-vjeçari në hetim kishte marrë me qira njërin nga lokalet ku kryhej kjo veprimtari e kundërligjshme.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 6 aparate celulare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit