Një kamion me 122 kg drogë është bllokuar në Turqi, i cili ishte nisur nga Shqipëria për në Stamboll. Droga ishte fshehur në dyshemenë e kamionit.
Në dyshemenë e kamionit u gjetën 122 kilogramë kanabis, ndërsa deri më tani i ndaluar është vetëm shoferi shqiptar Fatmir Ferko.
Siç duket edhe nga pamjet e nxjerra nga mediat turke, droga ishte kompresuar mes dy kompesatash.
Më momentin që hapin me sqepar dy kompensatat, efektivët e Policisë habiten dhe e shoqërojnë me pasthirrmat: Hajde, hajde be! Ndërsa kur prekin lëndën narkotike i thonë njëri-tjetrit që është kanabis.
Në total, gjatë kontrollit u sekuestruan 122 kilogramë drogë të fshehura në dyshemenë e kamionit, ndërkohë që nuk dihet se ku do e kishte destinacionin për t’u shkarkuar kamioni që vinte nga Shqipëria.