-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Trafikonte shqiptarët në Britani, arrestohet anëtari i një bande!

Kryesoret

Autoritetet britanike kanë arrestuar një person, si pjesë e një bande kriminale që akuzohet për trafikim të qytetarëve shqiptarë. Mediat raportojnë se operacioni është zhvilluar pas një urdhri të dhënë nga Home Office, si pjesë e hetimit  për të goditur kontrabandën e njerëzve, përfshi këtu shqiptarët.

I arrestuar, emri i të cilit ende nuk bëhet publik është rreth 40 vjeç dhe dyshohet se ka ndihmuar në emigracionin e paligjshëm të shqiptarëve.

Robert Jenrick, Ministri i Emigracionit tha se, arrestimi i sotëm në mëngjes është një dëshmi e mëtejshme e vendosmërisë sonë të palëkundur për të çmontuar bandat kriminale që përfitojnë nga kontrabandimi i njerëzve në vendin tonë.

Sekretari i Brendshëm dhe unë dëshirojmë të nderojmë ekipet tona të përkushtuara që punojnë pa pushim për të prishur këto rrjete dhe për t’i sjellë ato para drejtësisë”.

“Kontrabandistët e njerëzve dhe ata që mendojnë të abuzojnë me ligjet tona të imigracionit nuk duhet të kenë asnjë dyshim se ne nuk do të ndalemi para asgjëje për t’u siguruar që ata të përballen me fuqinë e plotë të ligjit”, tha ministri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit