-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri serb: Ankaraja do t’i theksojë Kosovës të respektojë të gjitha marrëveshjet

Kryesoret

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç tha se presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan në takimin e sotëm i ka premtuar se Ankaraja do t’i theksojë Kosovës se është e nevojshme të respektohen marrëveshjet e nënshkruara më parë.

Daçiç theksoi se nuk është realiste të pritet që Turqia të ndryshojë qëndrimin e saj për statusin e Kosovës por se është e rëndësishme që Serbia të ruajë paqen dhe të shmangë incidentet.

“Erdogan në të gjitha bisedimet që do të ketë me Prishtinën, sikurse edhe të gjithë zyrtarët turq, do të theksojnë se është e nevojshme të respektohen të gjitha marrëveshjet, se duhet dialogu dhe ruajtja e paqes. Për ne mjafton që dikush të ushtrojë ndikim të tillë, në mënyrë që njerëzit në Prishtinë të mos gëzojnë mbështetje për pengimin e marrëveshjeve të paqes dhe të mos kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në rajon”, theksoi Daçiç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit