13.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

REL: Dialog me Serbinë pa njohjen e Kosovës, propozimi i BE-së i papranueshëm për opozitën

Kryesoret

Partitë politike opozitare në Kosovë mbështesin procesin e dialogut me Serbinë, por ato thonë se nuk pajtohen me propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve, në rast se nga ky propozim nuk rrjedh njohja e Kosovës nga ana e Serbisë.

Qëndrimi i partive opozitare është i ngjashëm me atë të Qeverisë së Kosovës.

Njohësi i proceseve politike, Agon Maliqi, vlerëson se deklaratat e Qeverisë dhe të partive opozitare, janë taktike, dhe synojnë forcimin e pozicionit të Kosovës në negociata, por janë edhe për politikë të brendshme.

Propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi u është dorëzuar dy vendeve në fund të verës së vitit të kaluar, por përmbajtja e tij nuk është bërë publike.

Ky propozim, në të cilin ka pasur qasje REL-i, parasheh të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim të integritetit territorial, paprekshmëri të kufijve, njohje të simboleve shtetërore dhe një aranzhim të veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Në dokument nuk përmendet njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë apo anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara – për të cilat gjëra insistojnë publikisht zyrtarët kosovarë – por theksohet mbështetja që palët duhet t’i japin njëra-tjetrës në procesin e integrimeve evropiane.

Propozimi i Bashkimit Evropian, që më herët njihej si plani franko-gjerman, ka marrë mbështetjen edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit