-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“176 fëmijë shqiptarë të zhdukur në Britani”, PD: Pse hesht Rama?

Kryesoret

Sekretari i organizimit në PD-së, Klevis Balliu i kërkoi shpjegime kryeministrit Edi Rama për zhdukjen e fëmijëve shqiptarë në Britaninë e Madhe. “Drama e shpopullimit. Ministri Britanik Simon Murray tha se 200 fëmijë azilkërkues janë rrëmbyer dhe 80% prej tyre janë shqiptarë.

Edi Rama dhe qeveria e tij asnjë fjalë nuk kanë thënë deri tani. Rama vetë është zhdukur pas kapjes në rrjetën e Departamentit të Drejtësisë teksa trafikonte favore e ryshfete dhe bënte lobime për të asgjësuar opozitën e vendit të vet.

Ku është Rama që preferon të flasë vetëm për 21 janarin e 12 viteve më parë, por hesht si fija e barit për qindra fëmijë shqiptarë të zhdukur? A nuk janë edhe ata ‘dëshmorët’ e rënë në luftën me regjimin e padurueshëm të tij?

Pse nuk reagon, medemek i indinjuar, siç bëri kur një tjetër ministër britanik tha se duhen përzënë shqiptarët kriminelë? Nuk i dhimbsen shqiptarët, e ka kokën në halle të tjera, apo të dyja bashkë? Ky është vetëm një episod i radhës në dramën e shpopullimit masiv të Shqipërisë nën qeverisjen e Edi Ramës” tha ai.

Ministri britanik: 176 fëmijë shqiptarë azilkërkues janë zhdukur

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit