-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Negociatat u hapën! Santos: Tani përshpejtohen reformat

Kryesoret

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos deklaroi sot në Tiranë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian se çelja e negociatave ka qenë një moment shumë i rëndësishëm për Shqipërinë. Por tani, ajo theksoi se ka ardhur koha që reformat të përshpejtohen dhe jo të ndalohen.

“Ka ardhur koha që të përshpejtohen reformat dhe procesi i reformave. Jo të ndalohen ato, por të përshpejtohen në mënyrë që Shqipëria të bëhet pararendëse në këtë proces. Unë jam vërtetë shumë e sigurt që Shqipëria i ka kushtet për të qenë pararojë e vërtetë në këtë proces.

Ekziston nevoja për të patur një vizion strategjik për rrugën që do të ndiqen dhe një plan konkret për hapat që do të ndërmerren. Roli i Kuvendit në periudhën e ardhshme do të jetë tejet i rëndësishëm.

Unë kuptoj të gjithë hapat që keni ndërmarrë për ta përfshirë tërwsisht kuvendin në këtë proces. Tashmë që po ecni përpara besoj se ju mund të keni një ecur të vërtetë për legjislacionin e ri i cili do të hartohet në përputhje me atë europiane”, u shpreh Santos.

Tabaku kërkesë SPAK: Të hetohen krimet zgjedhore

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit