-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Várhelyi i kthen përgjigje Alibeajt për Portin e Durrësit: Duhet transparencë

Kryesoret

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Alibeaj, iu drejtua me një letër të hapur komisionierit të zgjerimit Várhelyi në lidhje me mungesën e garës për ndërtimin e të ashtuquajturës “Durrës Marina Yacht Project”.

Zyra e shtypit të PD-së njofton se Komisioneri Várhelyi i përgjigjet me një letër kryetarit të Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në lidhje me Portin e Durrësit dhe Durrës Marina Bay and Yacht që do të ndërtohet nga kompania “Symphonie real” me një vlerë prej 2 mld euro.

Komisioneri i Zgjerimit, Várhelyi sipas njoftimit ka pohuar shqetësimin që Komisioni Europian ka në lidhje me zbatimin e MSA dhe standardeve të Bashkimit Europian.

Letra thekson se të gjitha prokurimet apo koncesionet, përfshirë dhe marrëveshjet mes shteteve apo palëve të treta duhet të ngrihen mbi parimet e transparencës, garës, trajtimit të barabartë dhe jo diskriminimit.

Partia Demokratike deklaron se ka treguar se në garën për projektin e madh 2 mld euro qeveria shqiptare as ka hapur një garë ndërkombëtare dhe nuk ka respektuar asnjë nga parimet e MSA.

Gjatë debatit të gjatë publik në parlament PD akuzoi qeverinë se e kishte paracaktuar fituesin dhe se nuk kishte ndjekur asnjë nga rregullat dhe pikat e përcaktuara në parimet e MSA për një konkurrim të ndershëm dhe barabartë mes kompanive, duke e paracaktuar fituesin.

Më tej Komisioneri Várhelyi, po sipas PD-së argumentoi se Komisioni është në konsultime të vazhdueshme me qeverinë shqiptare. Ai theksoi se “Komisioni Europian ka anuluar grantin e mbetur nga WBIF (Fondet Ndërkombëtare për Ballkanin Perëndimor) në lidhje me portin e Durrësit”.

Me këtë veprim, grupi i Enkelejd Alibeajt thotë se komisioneri “i ka dhënë të drejtë Partisë Demokratike që deklaroi më herët se Bashkimi Europian ka anuluar fondin për Portin e Durrësit”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit