Policia e Vlorës bazuar në pamjet filmike kanë identifikuar drejtuesin e mjetit me inicialet D. Xh i cili po kryente drifte në rrugë.
Pas identifikimit drejtuesit të automjetit i është hequr patenta dhe është gjobitur me shumën 75.000 lekë të rinj.
Pas shoqërimit në komisariat rezultoi se ai e drejtonte automjetin pa siguracion dhe pa kryer kontrollin teknik.