-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Djegia e Kuranit, Suedia thirrje për qytetarët e saj në Turqi: Shmangni tubimet e mëdha

Kryesoret

Ministria e Jashtme e Suedisë paralajmëroi sot qytetarët e saj në Turqi që të shmangin turmat dhe demonstratat pas djegies së një Kurani kohët e fundit në Stokholm nga një politikan i ekstremit të djathtë javën e kaluar.

Javën e kaluar, Turqia pezulloi bisedimet me Suedinë dhe Finlandën mbi ofertat e tyre për anëtarësim në NATO pasi kreu i partisë së ekstremit të djathtë të Danimarkës, Rasmus Paludan dogji një Kuran përpara ambasadës turke në Stokholm.

Veprimet e Paludanit çuan në protesta në vendet myslimane përfshirë edhe Turqinë.

“Suedezëve në Turqi u kërkohet të informohen për zhvillimin e ngjarjeve dhe të shmangin tubimet dhe demonstratat e mëdha”, tha në lidhje me këtë Ministria e Jashtme suedeze.

Ai shton se demonstratat ka të ngjarë të zhvillohen jashtë ambasadës në Ankara dhe konsullatës së përgjithshme në Stamboll në ditët në vijim.

Pas djegies së Kuranit kryeministri suedez, Ulf Christerson tha se ai mbështet lirinë e fjalës.

“Ajo që është e ligjshme nuk është domosdoshmërisht e drejtë. Djegia e librave të shenjtë për shumë është një akt thellësisht i paperëndishëm”, shkroi ai në Twitter.

Suedia dhe Finlanda aplikuan vitin e kaluar për t’u anëtarësuar në NATO pas pushtimit rus të Ukrainës. Ata kanë nevojë për mbështetjen e të 30 anëtarëve të Aleancës.

Turqia ka thënë se Suedia në veçanti duhet të mbajë një qëndrim më të qartë ndaj asaj që Ankaraja etiketon terroristë dhe një organizatë që fajëson për përpjekjen për grusht shteti të vitit 2016 në mënyrë që të mbështesë kandidaturën e dy vendeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit