-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E dashura e McGonigal: Agjentët e FBI-së më erdhën me foton e Ramës në duar

Kryesoret

Një histori dashuri çoi pas hekurave agjentin e FBI-së Charles McGonigal. Ish-e dashura me të cilën kishte pak kohë që ishte ndarë Allison Guerriero tregoi se agjenti e kishte mbajtur me shpresë se do të divorcohej me të shoqen, gjë që nuk ndodhi kurrë.

“Agjentët e FBI-së trokasin në derë”! Berisha: Rama “Wanted” në SHBA

Pas ndarjes, Allison Guerrero tha se kishte kaluar momente të vështira dhe për t’u hakmarrë i kishte shkruar shefit të zyrës së FBI-së në New York, Wil Liam Sweeney.

Ajo i kërkonte shefit të FBI-së të hetonte për marrëdhëniet mes McGonigal dhe kryeministrit të Shqipërisë, Rama. Pak kohë më pas, ajo tregoi se mori një vizitë nga agjentët e FBI-së.

Ku e gjete? E dashura “zhyt” McGonigalin: Agjenti shqiptar i dha çantën me dollarë

Pavarësisht, në nëntor 2021, FBI po e hetonte McGonigal. Dy agjentë u shfaqën në derën e Guerriero-s, thotë ajo, i treguan asaj një foto të McGonigal me kryeministrin shqiptar dhe e intervistuan për ndërveprimet e tyre.

E dashura i gjeti çantën me dollarë në shtëpi! McGonigal: Fitova një bast

Ajo gjithashtu mori një thirrje nga juria e madhe që kërkonte të gjitha komunikimet e saj me McGonigal, si dhe informacione për çdo “pagesë ose dhuratë” që ai mund t’i ketë dhënë asaj” shkruan Bussines Insider.

E dashura e McGonigal i çoi letër FBI-së: Hetoni lidhjet që ka me Edi Ramën

Në një rrëfim të detajuar për median amerikane Bussines Insider, Allison Guerriero tregon detaje kompromentuese për ish-të dashurin e saj, i cili u arrestua pasi dyshohet se ka marrë para nga oligarku rus Oleg deripaska dhe nga shqiptaro-amerikani Agron Neza pas vizitave që kishte bërë në Shqipëri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit