-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grupi i Alibeajt kërkesë në Kuvend: Duam interpelancë me Ramën për dosjen e FBI-së

Kryesoret

Partia Demokratike, grupi i Enkelejd Alibeajt kërkon interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama për të dhënë shpjegime për skandalin McGonigal. Shkresa është përcjellë zyrtarisht nga kryetari i grupit të PD, Enkelejd Alibeaj i cili krahas parashtrimit të fakteve se pse kërkon këtë interpelancë urgjente, numëron dhe disa pyetje për të cilat sipas tij duhet të përgjigjet Edi Rama.

“Në këto kushte ngrihen disa pyetje, të cilave deri më tani Kryeministri Edi Rama ka refuzuar t’u japë përgjigje: (i) Kush janë personat, të cilët kanë qenë në katër takimet, e cituara në akt-padi? (ii) Cfarë është diskutuar gjatë këtyre takimeve? (iii) Si e takoi Kryeministri, zyrtarin e lartë të FBI-së, si një person privat që kishte ardhur jashtë funksionit apo si një person i dërguar nga FBI? (iv) Nëse e ka takuar si person privat, përse ka diskutuar me të cështje që lidhen me koncesionet e naftës?

(v) A ka qenë pjesë e këtyre bisedimeve sulmi i stisur ndaj Partisë Demokratike për financime ruse? (vi) Si shpjegohet që menjëherë pas takimeve me Kryeministrin, agjentit të FBI-së i janë paguar 225.000 dollarë? (vii) Si shpjegohet që menjëherë pas takimeve me Kryeministrin, agjenti i FBI-së inicion hetimin penal për lobistin amerikan të Partisë Demokratike? (viii)

A mundet Kryeministri të provojë se Agron Neza nuk ka vepruar i porositur prej tij, kur ka deklaruar se kishte informacion mbi lobistin e Partisë Demokratike, të marrë nga zyra e Kryeministrit shqiptar? (ix) Kush janë funksionarët e zyrës së Kryeministrit që kanë dërguar të dhëna dhe informacione për fillimin e kësaj cështjeje penale?” thuhet në kërkesë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit