Një grup banorësh të Laprakës kanë protestuar sërish te Bashkia e Tiranës duke kërkuar zgjidhje për shtëpitë e tyre që preken nga projekti i Unazës së Re. “Bashkia e Tiranës mashtron qytetarët. S’pranojmë mashtrime.
Pronat po kalojnë në mënyrë në paligjshme në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Eshtë një vjedhje e hapur, është e rrezikshme një risk, pasi bashkia i vë syrin një pallati dhe i bën kërkesë ASHK-së, dhe kjo ia kalon Bashkisë duke i lënë njerëzit jashtë, sic po ndodh sot.
Ne do futemi në bashki dhe nuk do dalim as me polici. Ne do bllokojmë vjedhjen, ne e dimë që Veliaj vjedh para. Veliaj po bën dëm me qëllim, nuk i intereson rruga, nëse Veliaj dhe Balluku dhe Rama, i japin zgjidhje njerëzve, ju dal garant u them njerëzve dilni jashtë” tha njëri nga banorët.