-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Izrael-Palestinë! Bregu Perëndimor në prag të konfliktit të ri

Kryesoret

Në Bregun Perëndimor, Fatah njoftoi për grevën e përgjithshme dhe shumica e dyqaneve u mbyllën në qytetet palestineze. Autoriteti Palestinez ka deklaruar të enjten se do të ndërpresë lidhjet që forcat e saj të sigurisë mbajnë me Izraelin në përpjekjen e përbashkët për të frenuar militantët islamikë.

Kërcënimet e mëparshme kanë qenë jetëshkurtër, pjesërisht për shkak të përfitimeve që gëzon autoriteti nga marrëdhënia, si dhe për shkak të presionit të SHBA-së dhe Izraelit Palestinezët kanë marshuar të premten në ditën kur kanë varrosur së paku 10 palestinezë të vrarë nga forcat izraelite një ditë më parë.

Gjasat për konflikt të gjerë dukeshin të pakta pas bastisjeve masive të ndërtesave palestineze në Bregun Perëndimor. Përplasjet mes forcave izraelite dhe protestuesve palestinezë kanë nisur pas funeralit të 22-vjeçarit palestinez në veri të Jerusalemit dhe në pjesë të tjera të Bregut të Pushtuar Perëndimor, mirëpo qetësi ishte në Rripin e Gazës

Bastisjet e së enjtes në kampin e refugjatëve në Jenin u kthyen në konflikt të armatosur në të cilin u vranë së paku nëntë palestinezë, ndërkaq në përplasje të tjera vdiq një tjetër palestinez. Gjatë natës militantët në Gaza sulmuan territoret izraelite me raketa, teksa pasoi edhe përgjigjja e Izraelit, por luftimet nuk ishin shumë të ashpra.

Të shtëna me armë në një sinagogë në Jerusalem, të paktën 7 të vdekur dhe disa të plagosur!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit