-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shaban Murati: “Wagner” dhe Kosova

Kryesoret

Në 20 janar 2023 koordinatori i komunikimeve strategjike të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Kirby,  njoftoi shpalljen organizatë kriminale ndërkombëtare të kompanisë “Wagner” të shërbimit sekret ushtarak rus të rekrutimit të mercenarëve.

Në 26 janar departamenti i Thesarit i SHBA shpalli zyrtarisht sanksionet financiare amerikane ndaj kësaj kompanie kriminale ndërkombëtare ruse.

SHBA në 21 janari u bëri thirrje gjithë shteteve të tjera që të godasin organizatën kriminale ndërkombëtare ruse “Wagner”. Kongresi amerikan ka kërkuar që organizata ushtarake ruse “Wagner” të shpallet edhe organizatë terroriste ndërkombëtare. Vendimi i qeverisë së SHBA erdhi pas një veprimtarie të dëndur kriminale dhe terroriste në rritje të organizatës “Wagner” të shërbimit ushtarak rus në Ukrainë dhe nëpër botë.

Megjithë skedën kriminale ndërkombëtare të kësaj kompanie të shërbimit sekret ushtarak rus, qeveria serbe e presidentit Vuçiç i dha lejen organizatës ushtarake ruse “Wagner” të hapte në Beograd në 7 dhjetor 2022 Qendrën “Wagner” të rekrutimit të mercenarëve.

Qeveria serbe e ndërmori këtë hap filorus dhe sfidues ndaj botës demokratike, megjithëse në nëntor të vitit 2022 Parlamenti Europian miratoi një rezolutë, ku i kërkonte Këshillit të Europës, (pra kryetarëve të qeverive dhe të shteteve të BE), që ta shpallnin kompaninë “Wagner” organizatë terroriste.

Burime konfidenciale diplomatike bëjnë të ditur se presidenti Vuçiç e dha lejen e hapjes në Beograd të Qendrës ushtarake “Wagner” pas një marrëveshje të fshehtë me drejtuesit e “Wagnerit” që organizata ruse të rekrutonte mercenarë serbë për t’i përdorur në trazirat në Veriun e Kosovës dhe qeveria serbe do ta lejonte kompaninë ruse të bënte rekrutime kriminelësh nëpër burgjet serbe…Kliko KETU për të lexuar shkrimin e plotë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit