-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të shtëna me armë në një sinagogë në Jerusalem, të paktën 7 të vdekur dhe disa të plagosur!

Kryesoret

Të paktën tetë persona u vranë nga të shtënat në një sinagogë në Jerusalemin Lindor të premten mbrëma, raportoi Jerusalem Post.

Agjencia izraelite Magen David Adom (ekuivalenti i Kryqit të Kuq) tha se të paktën dhjetë persona u plagosën ku disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Terroristi, banor i Shuafatit, hapi zjarr ndaj njerëzve që dilnin nga sinagoga pas lutjeve të së premtes mbrëma dhe më pas u vra nga forcat e sigurisë pasi tentoi të arratisej me një makinë.

Kryeministri Benjamin Netanyahu u raportua se po merrte përditësime nga vendi i ngjarjes dhe do të zhvillojë një vlerësim të situatës më vonë këtë mbrëmje.

Komisioneri i policisë Kobi Shabtai mbërriti në vendin e ngjarjes menjëherë pas të shtënat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit